Përshkrimi i kompanisë
Bau Academy është themeluar nga kompania e mirënjohur Al Trade Holding e cila tashme ka një historik te gjate ne fushën e ndërtimit dhe prodhimit ne Kosove. Bazuar ne nevojat e tregut por me konkretisht ne nevojat e vet kompanisë amë, është parë e leverdishme dhe fizibile të hapet një shkolle e mesme e larte profesionale që do të ofronte kushte me standarde evropiane në mënyre që tu krijojë nxënësve mundësi të përshtatshme dhe atmosferë pozitive ku mund të tregojnë potencialin e tyre të plotë. Shkolla e mesme profesionale private Bau Academy e regjistruar pranë autoriteteve të Republikës se Kosovës ne muajin Shkurt te vitit 2017, është themeluar me qellim te operimit ne industrinë e edukimit dhe aftësimit profesional ne nivelin e III dhe IV sipas Kurrikules Kombëtare te Kosovës, gjegjësisht ne shkollimin e mesëm te larte.