Statistika

11-50
Numri i Punonjësve

0
Punë Aktive

OJF
Sektori

2012
Themeluar


Përshkrimi i kompanisë

Fondacioni Mary Ward Loreto (MWL), e regjistruar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë me Nr. Vendimi 411, më 27. 12. 2012 operon në përputhje me parimet e lirisë, drejtësisë sociale dhe të vërtetës, dhe synon të informojë, ndihmojë, përfaqësojë, dhe mbrojë njerëzit në nevojë që vuajnë nga probleme sociale, psikologjike dhe ekonomike. Për të arritur këtë MWL është mes njerëzve për njerëzit, pa dallime etnike, fetare, dhe bindjeje politike. Mary Ward Loreto Women është një nga projektet e Fondacionit, dhe ka si fokus parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore nëpërmjet fuqizimit human dhe ekonomik të gruas dhe vajzës në zonat rurale dhe informale të Shqipërisë. Ky projekt operon në 6 zona të Shqipërisë, ku një ndër këto janë zona e Tropojës (Raja, Dushaj, Cërnicë), Zona e Shkodres (Hot i Ri), Zona e Lezhes (Kallmet), Zona e Tiranës (Breglumas), Zona e Fierit (Jaru, Shtyllas, Kompleks), Zona e Sarandës (Shëndëlli).

Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë