Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Statistika

2-10
Numri i Punonjësve

0
Punë Aktive

Privat
Sektori

2015
Themeluar


BIS Business Integration Solutions SHPK

Tirane, Shqipëri Teknologjia e Informacionit www.bis.elelco.com

Përshkrimi i kompanisë

ELELCO GROUP e përbërë nga kompania ELELCO SRL me seli në Milano, Itali dhe BIS BUSINESS INTEGRATION SOLUTIONS SHPK me seli në Tiranë, Shqipëri, operon prej 1974 në sektorin e krijimit të programeve menaxheriale ERP (Enterprise Resource Planning). E veçanta e kompanisë është krijimi i programeve me porosi, sipas kërkesave dhe nevojave të çdo kompanie. Partner kryesor me IBM dhe shërbimi Cloud na bën të mundur ofrimin e një shërbimi cilësor, të sigurtë, të shpejtë në një botë pa viruse. Sistemet Elelco i përshtaten çdo madhësie të kompanisë nga ato më të vogla deri te multinacionalet. 43 vitet e eksperiecës se ELELCO në shtete dhe sektorë të ndryshëm na bëjnë të mundur mos të jemi vetëm programues, por analistë të proceseve, duke këshilluar kompanitë për zgjidhjet informatike më efektive në lidhje me problematikat e ndryshme në kontabilitet, magazinë, prodhim dhe distribucion.

Misioni
Përballë ndryshimeve të vazhdueshme të tregut nuk mjafton thjesht që biznesi të mendojë vetëm për uljen e kostove. Në këto kushte optimizimi i menaxhimit, përmirësimi i produktivitetit dhe cilësisë bëhen jetike. Filozofia e Elelco-s qëndron në ndërtimin e programeve ERP gjithëpërfshirëse, të ndërtuara me porosi sipas kërkesave të klientit, dhe jo standarde, të jenë fleksibël në kohë për të ndjekur rritjen e klientit në këtë mënyrë menaxhimi i proceseve bëhet më i thjeshtë dhe stimul për rritje.

Vizioni
Vizioni i ELELCO është të jenë pika e referencës për të gjitha kompanitë shqiptare që kanë procese specifike dhe kërkojnë një softuer të plotë të bërë posaçërisht sipas kërkesave të tyre. Të jenë ashtu si në tregun Italian, jo vetëm një pikë referimi për sistemet informative ERP, por dhe një pikë konsulence për ristrukturimin e kompanive shqiptare.

Produkte dhe Shërbime

Hr software, ERP software, Software per shitjet ne terren