324 Punë aktive

94413 Punëkërkues

5745 Punëdhënës

Posto punë
ose
Krijo/Shto CV


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.




Statistika

101-200
Numri i Punonjësve

0
Punë Aktive

Privat
Sektori

2004
Themeluar


Fondacioni Zoja e Keshillit te Mire

Tirane, Shqipëri Arsim unizkm.al

Përshkrimi i kompanisë

Pas rënies së regjimit komunist dhe pas apelit të papës Gjon Pali II për të qënë të pranishëm në Shqipëri, në vitin 1993, Kongregata fetare e Bijve të Zojës së Papërlyer themelon në Vendin e Shqiponjave një Fondacion, duke marrë kështu emrin nga një kishë në Shkodër, kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë, e ëma e Krishtit. Aktiviteti i parë është poliambulanca e hapur në qendër të kryeqytetit, që edhe sot kryen 40 mijë vizita shëndetësore në vit.

Në vitin 2004 Fondacioni i dha jetë Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë, siç ishte parashikuar në projektin fillestar. Sot universiteti është një pikë referimi shumë e rëndësishme për mbarë vendin. Për mbështetjen e nismave të ndryshme, bashkëpunojnë Murgeshat e Mëshirës nga Verona, të cilat kanë qënë të pranishme në Shqipëri që nga fillimet e demokracisë. Të njëjtat murgesha, prej vitesh drejtojnë pranë degës së Elbasanit kurse formimi për infermierë. Ndër mbështetësit e këtij projekti të madh duhet përmendur: në veçanti, Kisha Katolike Italiane dhe ndër të tjera, Shoqata pro Ballkanit, Shoqata Dokita dhe Kongregata.

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, sipas frymës së Themeluesit të tij, ndihmon në zhvillimin e arsimit universitar, të kërkimit shkencor dhe të formimit të vazhdueshëm, me qëllim që të përgatisë të diplomuar, ekspertë dhe specialistë të nivelit evropian, të formuar sipas vlerave më të mira morale, të aftë të ndihmojnë në zhvillimin material dhe shpirtëror të shoqërisë.

Video

Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë