Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Statistika

1
Numri i Punonjësve

1
Punë Aktive

Privat
Sektori


Alpha Bank Albania SH.A

Përshkrimi i kompanisë

Alpha Bank Albania filloi të operojë në Shqipëri në Janar të vitit 1998 si degë e Alpha Bank A.E., një prej bankave më të mëdha në Greqi, e themeluar në vitin 1879 dhe me një prezencë të rëndësishme në Europën Juglindore, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Qipro. Fillimisht emri i degës ishte Alpha Credit Bank-Dega Tiranë dhe tanimë është Alpha Bank Albania SH.A. Që prej vitit 1998 dega ka përdorur të njëjtin emër tregtar ALPHA BANK. Alpha Bank është një nga bankat më të mëdha në vend me një pjesë tregu të konsiderueshme si në biznesin bankar me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë. Qëllimi i Alpha Bank është të mbajë një bazë të fuqishme kapitali për të mbështetur zhvillimin e bankës dhe të fitojë besimin e depozitorëve, tregjeve dhe partnerëve të biznesit. Sot, Alpha Bank ofron shërbim cilësor në më shumë se 210 mijë klientëve nëpërmjet 38 degëve në të gjithë vendin dhe kanaleve të tjera alternative si 54 ATM, Web banking dhe 700 terminale POS. Banka është lider në biznesin e kartave, duke ofruar karta krediti nën emrat tregtarë American Express dhe VISA. Alpha Bank është lëshues dhe pranues ekskluziv i kartave American Express, duke u ofruar kartëmbajtësve që e përdorin këtë kartë kudo në botë, një listë të gjatë përfitimesh dhe privilegjesh. Banka ofron një gamë të gjerë produktesh investimi dhe depozitash, të krijuara posaçërisht për klientët individë, të cilat kombinojnë përfitimin me interesat konkurruese dhe fleksibilitetin e përdorimit të fondeve të tyre në çdo moment. Sot, Alpha Bank numëron 15 produkte të ndryshme depozitash, të kategorizuara në depozita me afat dhe llogari kursimi të cilat plotësojnë çdo nevojë të klientëve, dhe i shpërblejnë ata sipas skemës së zgjedhur të investimit. Përsa i përket segmentit të kreditimit me pakicë, Banka renditet ndër bankat kryesore të sistemit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kredive për shtëpi.

Punët aktive nga Alpha Bank Albania SH.A

Tirane, Shqipëri 22-09-2019 edhe 2 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.