Përshkrimi i kompanisë
“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse.
Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e Neptun janë :
- Fokusimi tek konsumatori me anë të kombinimit të fortë dhe të qëndrueshëm të vlerave, shumëllojshmërisë e shërbimeve.
- Formulimi i biznesit me orientim ndaj klientit, si edhe për të krijuar eksperiencë blerjeje të pakrahasueshme në dyqane.
- Rritje e investimeve në teknologji, në mjete programimi dhe trajnime, që përmirësojnë efikasitetin/rendimentin operacional dhe financiar.
- Ekspansion/shtrirje rajonale e shpejtë e pozicioneve fituese/kyçe.
Neptun ndihmon njerëzit të përmirësojnë standartin e jetesës së tyre. Neptun sjell ndryshime pozitive për individët dhe familjet përmes gamës së gjerë të produkteve elektro-shtepiake; një rrjeti të konsoliduar shitjesh; mbështetjes së vazhdueshme nëpërmjet shërbimit si dhe punonjësve të kualifikuar e të përkushtuar.