Posto punë
ose
Krijo/Shto CV

Statistika

101-200
Numri i Punonjësve

0
Punë Aktive

Privat
Sektori


Intesa Sanpaolo Bank Albania

Përshkrimi i kompanisë

Intesa Sanpaolo gëzon një prezencë të përzgjedhur në Europën Qëndrore dhe Lindore, në vende të Lindje së Mesme dhe Afrikës së Veriut me mbi 1,083 degë dhe 7.9 milion klientë të cilët i përkasin filialeve të Grupit që zhvillojnë aktivitetin e tyre në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve bankare për individët dhe shërbime bankare komerciale në 11 vende. Gjithashtu, një rrjet ndërkombëtar specialistësh në mbështetje të klientëve korporatë shtrihet në 28 vende, në veçanti në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore dhe ato zona ku kompanitë Italiane janë më aktive, si Shtetet e Bashkuara, Rusi, Kinë dhe Indi. Intesa Sanpaolo Bank Albania është një bankë kryesore në vend që u ofron kompanive, klientëve institucionalë e privatë me të ardhura të larta si dhe klientëve individë e biznese të vogla e të mesme zgjidhje të arsyeshme përmes shërbimeve e produkteve të shkëlqyera. Banka i ofron shërbimet e saj përmes një rrjeti prej 32 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe vazhdon të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Për inovacionet në biznes dhe përmirësimin e shërbimit Intesa Sanpaolo Bank Albania frymëzohet nga klientët e saj. Banka përmes programit të saj “Ju Dëgjojmë 100%” dhe anketimit të përvitshëm për kënaqësinë e klientit merr të dhënat mbi të cilat ndërton strategjinë e saj të biznesit dhe planin e veprimit.

Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë