Keshilla per veshjen ne pune gjate veres!

Postuar më: July 27, 2021
Ju pëlqen apo jo, mënyra se si dukeni dhe visheni luan rol në suksesin tuaj në vendin e punës.
“Problemi me pamjen tonë të jashtme ose mënyrën se si vishemi , është se përkthehet me performancë në punë”, thotë Nicole Williams, një ekspert karriere në LinkedIn. Në vendin e sotëm të punës, ku veshja casual po bëhet gjithnjë e më popullore, mund të jetë e ndërlikuar të respektosh ose ndoshta dhe ti evidentosh rregullat e veshjeve formale. Ndonjëherë është e vështirë të gjesh veshjen ideale për punë në verë. Nxehtësia nga stina e verës na e vështirëson pak zgjedhjen për në ambientin e punës. Në bazë të disa intervistave që janë bërë me ekspertë të karrierës dhe rregullave të mirësjelljes, u evidentuan disa këshilla për veshjen sidomos ne sezonin e verës, si më poshtë:
- Qëndroni larg veshjeve të ngushta dhe eskpozuese.
- Mos përdorni parfum me erë të fortë.
- Shmangni ngjyrat neon dhe rrobat që bien shumë në sy.
- Mos vendosni më tepër aksesor seç duhet.
- Vish këpucë të ruajtura mirë, të pastra.
- Vishni rroba me ngjyra të lehta dhe shmangni ngjyrat shumë të errëta.
- Zgjidhni veshje pa mëngë ose të lirshme.
- Vishni veshje lino dhe pëlhura të tjera të lehta.
- Rrini larg pantallonave ose fundeve të shkurtra.
- Kepucë me take max 5 cm dhe pupat jane ide e mirë për femrat.

Fakti që nuk mund të veshim të shkurtra nuk do të thotë që nuk ja jep mundësi të tjera . Për femrat fustanet me perbërje pambuku ose linoje , këmishat me mëngë të shkurtra ose pa mëngë janë një opsion shumë i mirë . Për meshkujt ,këmisha ose pantallona linoje ose dhe bluza pambuku model Polo janë një ide praktike dhe e freskët.
