1.Shpallje konkursi/Pozicioni: Koordinator Programi

Postuar më: September 21, 2010
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – Soros shpall konkursin për punësim në pozicionin e Koordinatorit te Programit për Programin e Fondit të Emergjencës. Fondacioni u themelua në vitin 1992 nga Instituti i Shoqërisë së Hapur (OSI), New York dhe është i përkushtuar në vendosjen e vlerave të një shoqërie të hapur në Shqipëri. Programet e Fondacionit janë të lidhura drejtpërdrejt me këtë mision. (Për të mësuar më shumë mbi Programin vizitoni faqen e internetit www.soros.al)
Detyra të përgjithshme (por që nuk kufizohen vetëm në të mëposhtmet)
· Kryen punë kërkimore për analizimin e situatave dhe të dokumenteve të ndryshme në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të krizës ekonomike botërore.
· Koncepton dhe parashtron opsione dhe alternativa për përmirësim në ndërhyrje.
· Merr pjesë në përgatitjen e projekt buxhetit vjetor të programit.
· Jep ide për inicimin e projekteve të reja.
· Përgjigjet për cilësinë e projekteve/aktiviteteve të lidhura me programin (përmes monitorim&vlerësimit).
· Punon për të vendosur aleanca dhe partneritete me palë të interesuara për të maksimizuar ndikimin e punës të Fondacionit.
· Kontribuon në aktivitete që synojnë ngritjen e fondeve për Fondacionin.
· Merr pjesë në trajnime dhe aktivitete të tjera me synim ngritjen e kapacitetit në fushat e lidhura me programin.
· Perfaqëson Fondacionin ne aktivitete kombëtare e ndërkombëtare.
Kërkesa
Përvojë Profesionale:
· Eksperiencë në pozicione të lidhura me zhvillimin ekonomik dhe social.
· Eksperiencë në drejtim apo administrim projektesh jo më pak se 3 vjet.
Kualifikime:
· Studime universitare në ekonomi, administrim publik, shkenca sociale apo fusha të ngjashme (studime pasuniversitare të preferueshme).
· Trajnime formale në fushën e zhvillimit ekonomik, luftën kundra varfërisë, zhvillimit të shoqërisë civile etj.
Aftësi të tjera:
· Njohje shumë të mira të problemeve aktuale me të cilat përballet aktualisht shoqëria dhe ekonomia shqiptare.
· Aftësi të mira koordinuese dhe aftësi për të punuar në grup.
· Aftësi të mira të të menduarit strategjik dhe analitik.
· Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
· Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
· Gatishmëri për të udhëtuar brenda dhe jashtë Shqipërisë.
· Njohuri të mira të gjuhës Shqipe dhe Agleze.
· Njohuri kompjuterike (Programet e MS Office).
Aplikantet e interesuar ftohen të dorëzojnë elektronikisht dhe dorazi, brenda datës 13 Tetor, ora 17:00, dokumentat e mëposhtëm:
* CV të detajuar (ku përfshihen kontaktet për referencat)
* Letër motivimi
* Diplomë të studimeve universitare (dhe pasuniversitare sipas rastit)
në adresën elektronike: [email protected] dhe në zyrën e fondacionit (Rr, “Qemal Stafa”, p.120/2, Tiranë).