Publikime dhe Njoftime

Publikime dhe Njoftime

Trajnim dhe mundësi punësimi si :Software Developer

Info Business Solutions shpk, pjesë e InfoSoft Group, ju ofron trajnim profesional për programim në MICROSOFT DYNAMICS NAV/BUSINESS CENTRAL

Roli: Software Developer 

Rreth Info Business Solutions: Pjesë e Grupit InfoSoft, lider në Shqipëri dhe në rajon, i suksesshëm dhe sfidues në treg gjatë gjithë përvojës 30 vjeçare të operimit të tij. I përbërë nga një staf prej 70+ profesionistësh, Info Business Solutions ofron Shërbime Konsulence, Zhvillim Software, Shërbime BI dhe Shërbime Mirëmbajtjeje mbi zgjidhje ERP, CRM & BI, në tregun kombëtar dhe atë ndërkombëtar.

Kohëzgjatja e këtij programi : Trajnimi do të jetë 5 javë, nga e hëna në të premte, me datë fillimi në javën e tretë të Marsit. Pjesëmarrësit do të maten në perfomancë dhe do të vlerësohen gjatë gjithë trajnimit në fushat përkatëse që do të trajtohen.

KRITERET PËR PJESËMARRËSIT: Studente te vitit te tretë Bachelor ose Master në degët: Matematikë, Inxhinieri Matematike dhe Informatike, Informatikë, Informatikë Ekonomike, Informatikë Biznesi etj. Rezultate të mira gjatë studimeve. Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt. Aftësi shumë të mira për të punuar në grup. Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. E preferueshme - njohuri te gjuhes italiane.  

Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë. (e cila vërteton njohuritë teknike dhe profesionale të tyre mbi përdorimin e kësaj platforme). 

Pagesa për pjesëmarrje në trajnim do të jetë 25,000 lekë me TVSH. 

Për të aplikuar ju lutemi dërgoni: 

  • CV-në tuaj.
  • Dokumente të tjera që vertetojnë kualifikimet tuaja në adresën: [email protected]