Publikime dhe Njoftime

Publikime dhe Njoftime

Mundesi studimi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne nivelin Master

Programi Master dhe Internship (MIP) është krijuar në vitin 2016 nga Fondacioni Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim (AADF), për t'u ofruar profesionistëve të rinj dhe me potencial lidershipi, mundësi studimi në nivel Master në SHBA. AADF-ja ka lidhur partneritet me American Councils for International Education e cila ndihmon gjatë fazës së përzgjedhjes së aplikantëve, identifikon universitetet në SHBA sipas programit të studimit përzgjedhur nga kandidatët, si edhe asiston të përzgjedhurit gjatë studimeve në SHBA duke monitoruar ecurinë e tyre akademike. 

AADF siguron fonde për të gjitha aspektet e pjesëmarrjes së aplikantëve dhe anëtarëve në program. Bursa mbulon kostot e mëposhtme:

  • Kurse të GRE dhe GMAT

  • Tarifat e shkollimit

  • Dhoma 

  • Kompensim per librat 

  • Sigurim mjekësor

  • Udhëtim vajtje-ardhje

  • SEVIS (Sistemi Informativ i Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit) dhe tarifat e vizave 

Mundësi studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në nivelin Master. https://mip-aadf.org/master/master/   

Afati i aplikimit është 31 Mars 2023.