Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës Këshilla mbi Letrën e Interesit

Si te shkruash nje leter motivimi? pj. 2

Filloni me admirim

Kompanitë shpesh duan të punësojnë njerëz që tashmë e njohin dhe e admirojnë kompaninë e tyre. Çfarë do të ishte më mirë për të nisur letrën tuaj motivuese se sa një lajkë e vogël? Kujtohuni gjithmonë se arsyeja që do të jepni të duhet jetë sa më specifike dhe e vërtetë. Disa shembuj janë si në vijim.

"Megjithëse jam punësuar si menaxher marketingu dhe ndihem shumë mirë, duke parë përshkrimin e punës për pozicionin e drejtorit të PR të kompanisë suaj nuk mund të isha indiferent. Unë i kam përdorur produktet tuaja për shumë vite dhe gjithmonë më ka pëlqyer mënyra se si kompania i trajton klientët dhe punonjësit."

Filloni me arritjet
Për çdo punë të caktuar, ju do të konkurroni me shumë njerëz të tjerë më saktë me shumë njerëz të tjerë të kualifikuar. Pra, një mënyrë efektive për ta bërë të veçanë letrën tuaj motivuese është të nënvizoni diçka për veten tuaj - një tipar karakteri, një arritje, një aftësi vërtet mbresëlënëse.

"Shefi im i fundit më tha një herë se mënyra ime e të folurit me klientët mund të qetësonte edhe një situatë konflikti ndërkombëtar. Unë kam pasur gjithmonë një aftësi për të komunikuar lehtësisht me njerëzit dhe do të doja ta përdorja këtë aftësi në pozicionin tuaj vakant si menaxher zyre."

Filloni me humor dhe kreativitet
Përpara se të lexoni ndonjë nga këto duhet të siguroheni që eksperti ose drejtori i burimeve njerëzore që do të lexoj letrën tuaj të motivimit e pranon një batutë ose shaka.

Nëse do të luanim "Dy të vërteta dhe një gënjeshtër", do të thosha: Unë i kam tejkaluar kuotat e mia të shitjeve me të paktën 20% çdo tremujor këtë vit, një herë kam fituar një konkurs matematike dhe kam një punë të mrekullueshme në kompaninë X. E fundit, natyrisht, është gënjeshtra. Deri tani.

Nuk e kam menduar kurrë se hedhja aksidentale e iPhonit tim dhe thyerja e ekranit do të më ndryshonte jetën. Por falë fatkeqësisë sime, zbulova [Kompaninë e riparimit të telefonave] - dhe gjeta punën time të ëndrrave.

Burimi: https://www.themuse.com/advice/how-to-start-a-cover-letter-opening-lines-examples