Këshilla mbi Letrën e Interesit

Këshilla mbi Letrën e Interesit

Si të shkruash një letër motivimi

Në ditët e sotme është bërë e zakonshme që së bashku me CV-në të dërgohet dhe një “letër interesi” në të cilën shprehen qartë arsyet që ju shtyjnë të aplikoni për një vend të caktuar pune. Duhet ta dini se lexuesi është një njeri që nuk ka shumë kohë të lexojë një letër të gjatë, prandaj e vetmja mënyrë për ta tërhequr atë ta lexojë deri në fund është ajo e të qenët konciz dhe të qarte në atë që është shkruar.Një letër motivuese e mirë është jo më shumë se një faqe, ku ju prezantoni veten, historinë tuaj, dhe tregoni interesin për vendin ku po aplikoni.

Ekzistojnë dy mënyra kryesore për të strukturuar letrën tuaj motivuese:

  • Përdorimi i strukturës klasike të 3 paragrafëve, ku letra juaj motivuese ka hyrjen, përmbajtjen dhe përfundimin.
  • Duke përdorur strukturën e paragrafëve 5-7, ku ju ndani përmbajtjen në disa fjali-paragrafë sipas pikave kryesore.

Në hyrje tregoni për veten dhe pse jeni duke aplikuar për këtë punë. Në zhvillim tregoni eksperiencën tuaj dhe aftësitë e juaja që përshtaten me punën që po aplikoni. Dhe për fund, falenderoni dhe kërkoni një intervistë apo takim.Këtu janë këshilla për të shkruar një letër motivuese që do të bindë profesionistëve të burimeve njerëzore që t'ju intervistojnë.

  1. Mos ribëni përsëri CV -në tuaj por tregoni dicka më shumë
  2. Përshtatni letrën tuaj motivuese për një punë të caktuar
  3. Jini krenarë për arritjet tuaja të së kaluarës dhe reflektojini ato
  4. Letra juaj të jetë e shkurtër
  5. Drejtohuni personalisht Burimeve njerëzore
  6. Përdorni fjalë kyçe nga përshkrimi i punës