Rradha jote: Çfarë pyetjesh mund t’i bëni intervistuesit?

getty creative -- royalty free -- awkward interview, uncomfortable businessman, job interview, office, work, nervous, anxious, boss employee Just Shoot Me

Intervista nuk ka përfunduar akoma. Pasi intervistuesi të ketë bërë të gjitha pyetjet, do t’ju pyes nëse ju keni ndonjë pyetje për kompaninë. Do të ishte më mirë që ju t’i keni parapërgatitur pyetjet tuaja.

Sa më të përshtatshme dhe në lidhje me kompaninë apo pozicionin të jenë pyetjet aq më shumë i/e përkushtuar dhe entuziastë do dukeni. Dy deri në tre pyetje janë mjaftueshëm.

Shmangni pyetje që kanë lidhje me pagën, pushimet, orarin të cilat mund të negociohet pasi të keni fituar punën. Për momentin ju jeni duke bërë intervistën pune, kështu që ju duhet të tregoni se sa i interesuar, inteligjent dhe i përkushtuar jeni.

Aspekte për të cilat mund të pyesni përfshijnë:

Pozicioni i punës – përgjegjësitë, projekte të veçanta, qëllimet kryesore, kriteret e performancës.

Vlerësimi i performancës – skema e vlerësimit, metodat e rishikimit, pagesat apo promovimi.

Organizimi i kompanisë apo i Departamentit – kujt do t’i raportosh, cili është roli juaj në organizatë etj.

Mundësi – si udhëtime, trajnime, kualifikime etj.

Karriera – mundësi promovimi, pritshëmritë e kompanisë, rritja e kompanisë dhe zhvillimi më tej.

Më konkretisht disa nga pyetjet mund të jenë:

  • Pse pozicioni është i lirë?
  • Cilat janë prioritetet kryesore të këtij pozicioni për 6 muajt e ardhshëm?
  • Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet Departamenti apo ekipi i punës aktualisht?
  • A ka promovime brenda organizatës?
  • Ofrohen trajnime apo mundësi të tjera zhvillimi profesional nga Kompania?
  • Kur do të lajmëroni?
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someone

Artikuj te ngjashem...

2 Responses

  1. Alba thotë:

    Po nese intervistuesi na pyet se sa ka qene rroga jone ne punen e fundit ose ne ate aktuale si duhet ti pergjigjemi?

  2. duapune thotë:

    Alba faleminderit per pyetjen.

    Ne fakt me ane te ketij artikulli jemi munduar te trajtojme aspektin tjeter, pra se cfare pyetjesh i intervistuari mund ti drejtoje intervistuesit. Nje pjese te pyetjeve me thelbesore qe behen gjate intervistave do trajtohen ne vazhdimesi tek kategoria Pyetje gjate intervistave.

    Megjithate per te te ndihmuar sado pak, nje pergjigje e mire mund te ishte-

    “Me duket pak e veshtire te bej nje krahasim te ketyre dy pozicioneve, kjo per arsye te ndryshme-sidomos per faktin qe nuk kam mjaftueshem informacion per ate qe ju ofroni. Do preferoja te dija me shume per ate qe ju ofroni dhe me pas mund te flasim per nje krahasim te pagave dhe perfitimeve”

    Pra mundohu te shmangesh disi pyetjen derisa te kesh me shume informacion dhe nje ide me te mire nese kjo eshte puna e pershtatshme per ty. Me pas do jesh ne gjendje te vleresosh nese kjo eshte puna e pershtashme per ty dhe sa meriton te shperblehesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *