Kur intervistuesi ju pyet: Më thuaj diçka për veten…

dicka per veteKurthi: Ki parasysh faktin që 80% e intervistave të punës fillojnë me këtë pyetje “të pafajshme”. Kandidatë të papërgatitur për pyetjen, përgjigjen duke rikujtuar historinë e jetës së tyre, të punës apo çështje personale.

Përgjigja më e mirë: filloni duke folur për të tashmen dhe thoni pse jeni i mirë kualifikuar për këtë pozicion. Mbani mend se çelësi për intervista të suksesshme është të tregoni lidhje midis kualifikimeve tuaja dhe ato për të cilat intervistuesi po kërkon. Me fjalë të tjera ju duhet të shisni atë që blerësi kërkon të blejë. Kjo është strategjia më e rëndësishme në kërkimin e punës.

Kështu që përpara se t’i përgigjeni kësaj pyetjeje është patjetër e rëndësishme të përpiqeni të zbuloni nevojat, dëshirat, problemet apo qëllimet më të rëndësishme të intervistuesit. Për të arritur këtë, duhet të ndiqni këto 2 hapa:

1. Bëni detyrat e shtëpise duke u përpjekur të zbuloni dëshirat e personit dhe nevojat e tij (jo nevojat e kompanisë apo asaj industrie)

2. Sa me shpejt gjatë intervistës, pyesni për një përshkrim më të plotë të pozicionit për të cilin po aplikoni. Psh, ju mund t’i thoni intervistuesit “Kam disa arritje profesionale për të cilat do dëshiroja të flisja, por dua të shfrytezojë në maksimum kohën tonë dhe të flas për ato që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me nevojat tuaja. Për ta bërë këtë ju lutem mund të më thoni më shumë mbi prioritetet e pozicionit për të cilën kam aplikuar? Më pas vazhdo me një pyetje të dytë, të tretë-për të marrë sa më shumë informacion. Janë pikërisht pyetjet e dyta ose te treta të cilat zbulojnë atë për të cilën intervistuesit po kërkojnë.

Pasi të keni zbuluar se për çfarë po kërkon punëdhënësi, përshkruani pse kërkesat e këtij pozicioni kanë lidhje me detyra për të cilat ju keni qenë i suksesshëm më parë. Mundohu të ilustrosh me shembuj specfikë të përgjegjësive dhe veçanërisht të arritjeve profesionale, të cilat të tregojnë ty plotësisht të aftë për atë pozicion.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someone

Artikuj te ngjashem...

7 Responses

  1. Jonida thotë:

    Shume interesant ky artikull, pasi vertet hasim pyetje te veshtira gjate intervistave.
    Shpresoj te postoni artikuj te tjere me kete teme.
    Gjithe te mirat

  2. Toni thotë:

    Une mendoj se kjo eshte rubrike e mire qe ndihmon ne pergatitjen tone per intervista.

    Ende niveli i intervistuesve eshte i ulet, por pa dyshim qe per pozicione te mira kerkohet dhe pergatitje dhe me e mire.

  3. duapune thotë:

    Faleminderit Jonida.

    Ne vazhdimesi ne do te postojme edhe pyetje te tjera qe behen ne intervista pune, bashke me pergjigjet e mundshme.

  4. Alba thotë:

    Ne intervisten e fundit qe kam pasur intervistuesi s’me la kohe fare te pyesja per pergjegjesite e pozicionit por me kerkoi te flisja per eksperiencat e mia duke me nderprere disa here pa me lene te perfundoja. Kjo mund te kete te beje me nivelin e ulet sic thote dhe toni por eshte shume problematike dhe pak e veshtire per tu perballuar, pasi te krijohet ideja se po humbim kot kohe.

    p.s.Urime per Blogun!

  5. Era thotë:

    Mendoj se eshte shume e rendesishme sidomos pergatitja paraprake per nje interviste pune.
    Megjithate ashtu sic ju nenvizuat ,shpeshhere nuk perballesh me intervistues te kualifikuar,te cilet nuk kane kerkesa specifike te verteta dhe mundet te mos lejojne te intervistuarin qe te vere ne pah cilesite e veta me te mira,madje mund ta pengojne ate.Ka akoma shume rruge per te bere ne kete fushe per mendimin tim.

  6. Toni thotë:

    Gjithsesi ne nje interviste eshte mire te jesh vetvetja… te pergjigjesh thjesht dhe qarte, pa qene e nevojshme te sofistikohet pergjigja deri ne konfuzion …

  7. GarykPatton thotë:

    I have been looking looking around for this kind of information. Will you post some more in future? I’ll be grateful if you will.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *