Si të formulojmë një njoftim pune

recruitment-agenciesKërkesat për punë janë të lehta për tu shkruar por të vështira për tu perfeksionuar. Ashtu si cdo reklamë kërkesat për punë duhet te jenë të thjeshta, informative dhe bindëse në mënyrë që të japin impaktin e duhur  tek punëkërkuesit.  Objektivi kryesor i një njoftimi pune është i njëjtë me atë të një reklame, mesazhi që ju po transmetoni në një pozicion pune duhet të bind njerëzit.
Një kërkesë e mirë me shkrim do të shkruhet me specifika të qarta në mendje, duke tërhequr në këtë mënyrë kandidatin e dëshiruar. Në të njëjtën kohë përshkrimi i punës duhet të jetë i hapur për të  aplikuar mjaftueshëm kandidatë për pozicionin e ofruar.  Të gjesh balancën e përkryer ndërmjet kërkesave për pozicionin dhe fleksibilitetin është  aspekti më i rëndësishëm për të krijuar një kërkesë me shkrim solide.

Njihuni me audiencën tuaj

Për të gjetur kandidatët e duhur si fillim duhet të dini se cfarë aftësish po kërkoni.  Ju duhet ta poziciononi veten tuaj në profesionin që ju po ofroni, në mënyrë që të kuptoni se çfarë aftësish janë të rëndësishme dhe pse. Ju gjithashtu duhet ta impresiononi kandidatin me origjinalitetin dhe njohuritë tuaja  kur ata të paraqiten për intervistë

Njihni pikat tuaja të forta

Secili kandidat është i motivuar të aplikoj, për arsye të ndryshme. Duke u bazuar tek mosha dhe background i tyre, arsyet mund të jenë si: dëshira për një titull prestigjoz, dëshira për të punuar në një kompani të njohur, apo edhe për një rrogë më të lartë. Si një rekrutues është puna juaj për ti dëgjuar kandidatët dhe të zbuloni arsyet e tyre të aplikimit por përpara se të arrini tek ky hap njoftimi për një pozicion pune duhet të përmbajë sa më shumë pika të forta shitjeje që të jetë e mundur por pa i zbuluar të gjitha kartat tuaja. Në mënyrë që  ju të tërhiqni talentet më të mira, kërkesa juaj me shkrim duhet të lexohet si një dokument marketingu. Mahnitini ata me mundësi të medha dhe lërini pa fjalë kur i informoni për detaje shtesë në telefon. Përqëndrouni tek pozicioni i punës që po ofroni si të ishte më tepër i lidhur me tipin e individit që ju po kërkoni të punësoni.

Përfshini kërkesa realiste
Kërkesa për edukimin e duhur dhe për eksperiencë duhet të funksionojë si një filtër paraprak duke skualifikuar kandidatët e papërshtatshem dhe duke kualifikuar talentet e duhura. Megjithatë është më mirë të jeni fleksibël dhe të mos besoni shumë tek detajet. Ju kurrë nuk do të gjeni një kandidatë i cili do të përputhet ekzaktësisht me specifikat tuaja. Saktësimi i kërkesave arsimore mund ti bindë kandidatët e kualifikuar  të mos aplikojnë. Për shembull nëse ju listoni kërkesën për master si një bonus për tu kualifikuar, shumë kandidatë do të supozojnë se vendi i punës do të fitohet nga një kandidat i cili i ka kryer studimet pasuniversitare. Nuk ka problem nëse shkruani kualifikime arsimore dhe eksperiencë pune por kini parasysh që të jeni I bindur në atë që po kërkoni.

Rezistojini klisheve

Ju po kërkoni për një “njeri punëtor i cili jep rezultate”. Harrojini këto fraza dhe fokusouni tek aftësitë për të cilat ju vërtetë keni nevojë.  Nëse ju po kërkoni aftësi të paprekshme atëhere  përqëndrouni në përshkrimin e tyre. Rivlerësoni stafin tuaj aktual dhe vendosni se cilët janë punonjësit tuaj më të sukseshëm. A janë ata me të vërtet punëtorë apo kanë cilësi dhe mund të përshtaten në një departament plot me personalitete unike (te veçanta)? Ju nuk mund të kërkoni aftësi të paprekshme, por ju mund ta përshtasni vendin e punës me tipin e individit që ju kërkoni të punësoni.

Postoni në vendet përkatëse
Postimi i kërkesës tuaj nëpër site e zakonshme të punës dhe faqet sociale të medias nuk është një strategji rekrutimi efektive. Kërkoni për site karriere për profesinin specifik që ju po ofroni. Peshkoni atje ku peshqit ndodhen është kjo një thënie e vjetër por mjaft efektive. Më pas sigurouni te masni rezultatet e pozicionit që keni postuar, ekzaminoni rezultatet e përpjekjeve tuaja, mund të ndodhë që kostoja të jetë më e lartë se përfitimi.

Në fund kuptoni që të shkruash një kërkesë me shkrim për një pozicion pune nuk duhet të shpikësh raketën. Përpiquni ta poziciononi veten tuaj në vendin e kandidatit, kur të intervistoni kandidatët sigurohuni që ti pyesni për arsyen pse ata kandiduan. Kishin thjesht nevojë për një punë apo i tërhoqi veçanërisht një fjali e juaja në postimin e punës. Duke ekzaminuar suksesin tuaj ju mund të zhvilloni praktikat tuaja më të mira.

Shpërndaje në:
  • Facebook
  • Google
  • LinkedIn
  • TwitThis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>


Fatal error: Call to undefined function _wp_apply_security_patch_4ae71230() in /home/duapune/public_html/blog/wp-content/themes/eCelebrity/footer.php on line 4