Rekrutues, si të përfitoni në maksimum nga një panair pune

p7Në një treg pune të vogël kompanitë janë të detyruara të luftojnë për kandidatin më të mirë.  Panairet e punës janë një mundësi e mirë për të shpërndarë informacionin lidhur me kompaninë tuaj dhe për të lënë përshtypje të mira tek kandidatët. Gjithsesi pa u pregatitur dhe pa një plan pune panairet e punës mund të rezultojnë një zhgënjim për rekrutuesit, keshtu që është mirë të filloni një proces pune dhe të bëni disa kërkime lidhur me organizimin e panairit dhe me personat të cilët e sponsorizojnë. Më pas mbasi e keni aprovuar pjesëmarrjen tuaj si kompani në këtë panair janë edhe disa masa të rëndësishme të cilat duhen patur parasysh:

• Sigurohuni që të keni mjaftueshëm përfaqësues nga kompania juaj në panair, zakonisht sponsorët sugjerojnë 2-4 përfaqësues, sigurisht kjo varet edhe nga përmasat e kompanisë  suaj.
• Zgjidhni përfaqësues të cilët janë të ditur, dhe aktiv, të respektueshëm dhe energjik, në mënyrë që të rrisin interesin e kompanisë suaj tek kandidatët.
• Motivoni përfaqësuesit tuaj që të sjellin në panair kartëvizita me numra kontakti, ky është një shërbim i nevojshëm për kandidatët.
• Bashkangjitur me këto të fundit, të nevojshme janë edhe fletpalosjet të cilat përmbajnë historikun e kompanisë tuaj,  pozicionet e punës, aplikimet etj.
• Shkoni herët në mënyrë që të përgatisni tavolinën tuaj kështu që kur kandidatët të kalojnë nga ju t’ju gjejnë gati.
• Planifikoni të qëndroni deri në fund të panairit, ndonjëherë aplikantët më të kualifikuar nuk arrijnë të vijnë në  kohë dhe vijnë me vonesë, në këtë mënyrë edhe ju do të ekspozoheni plotësisht për të gjithë kandidatët.
• Reklamoni “Pozicione Aktive” në kompaninë tuaj, kandidatët zakonisht bëhen nervoz kur kuptojnë se kompanitë nuk janë duke rekrutuar për vënde të lira pune.
• Jini të hapur të pranoni si CV e fotokopjuara ashtu edhe ato online.

Mos harroni çelësi që ju të jeni të suksesshëm në një panair është që ju të jeni të dukshëm.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someone

Artikuj te ngjashem...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>