Letra e Referencës

1338212_business_manEshtë e rëndësishme të dimë si të shkruajmë një letër reference, sepse pothuaj se çdo njeriu i kërkohet të ofrojë një referencë në një kohë të caktuar gjatë karrierës së tij.

Çfarë duhet të përfshijmë në një letër reference?

Paragrafi i parë: Në këtë paragraf duhet të shpjegohen lidhjet e juaja me personin që po rekomandoni, duke përfshirë si njiheni ju me të dhe pse jeni ju i kualifikuar për të shkruar një letër reference për të rekomanduar punësim.

Paragrafi i dytë: Paragrafi i dytë i letrës së referencës duhet të përmbajë informacion specifik mbi personin për të cilin po shkruani, duke përfshirë pse ai është i kualifikuar? Çfarë mund të kontribuoj? Si edhe, pse ju po ofroni një letër reference? Nëse është e nevojshme, përdorni më shumë se një paragraf për të shpjeguar detajet.

Paragrafi i tretë: Gjatë shkrimit të një letre specifike për rekomandimin e një personi për një vend të caktuar pune, përmbajtja e saj duhet të jetë e tillë, që të përfshijë sa më shumë informacion mbi aftësitë dhe vlerat e personit që po rekomandoni. Qëllimi kryesor është të shpjegohet lidhja se si aftësitë e personit përputhen me pozicionin e punës për të cilin po aplikon.

Kërkoni një kopje të postimit për punësim, si edhe një kopje të CV-së të personit që do rekomandoni, në mënyrë që letra e referencës të dali sa më efektive dhe sa më e përputhshme me rrethanat.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someone

Artikuj te ngjashem...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>