Keni mbaruar universitetin dhe po kërkoni punë? Si fillim lëvizni nga vendi!

asking1Më shumë se 9.944 student mbaruan universitetin këtë verë dhe shumë prej tyre nuk e kanë idene se si të këkojnë punë. Sa strikt duhet të jetë një prind në mënyrë që ti nxis ata të punojnë në këto kohë të vështira financiare.

Kur pushimeve verore iu vjen fundi dhe të gjithë studentet nisin përgatitjet per semestrin e ri, prindërit e kuptojnë se djali i tyre i diplomuar është ende duke i shpenzuar ditët e tij i ngulur para televizorit dhe e prish këtë rehati vetem për të shkruar mesazhe, për Facebook apo për të dalë mbrëmjeve.

Ky skenar pasqyron mijra familje. Shumë  studentë e mbaruan universitetin këtë verë dhe shumë prej tyre nuk dinë se cfarë të bëjnë më pas. Të shqetësuar që atyre iu duhet një punë por nuk e dinë si ta gjejnë, fëmijët bëhen rebelë kurse prindërit të bezdisur.

Në këtë situatë prindërit e gjejnë veten në vështirësi kur shohin fëmijët e tyre që nuk çajnë dot në këtë treg pune dhe fillojnë të interesohen nëpër miq e stërmiq në mënyrë që tia sigurojnë një punë sa më komode djalit apo vajzës së tyre. Kjo është mënyra se si funksionojnë gjërat, dhe më e lehta për ti dhënë zgjidhje, kështu djali ose vajza nuk ka pse të preokupohet, mbasi i ka kryer pushimet dhe cdo gjë ia ka siguruar prindi.

Gjithsesi ne këshillojmë të filloni të ndryshoni. Jemi ende në shtator dhe ky është muaji më i mire për një të sapodiplomuar të gjejë punë. Pothuajse të gjithë janë kthyer nga pushimet, puna nis me vrull, ka mundësi internshipi dhe nëse jeni me fat edhe oferta pune.

Këshilla:

Listoni se cfarë jeni të aftë të bëni dhe cfarë nuk doni të bëni

Regjistrouni tek site si www.duapune.com apo kontrolloni gazeta te cilat mundesojnë informacion punësimi.

Përftoni eksperiencë pune, cfardo që të jetë vullnetare, internshipe, etj

Nëse e keni piketuar një kompani, zbuloni se cfarë ata duan dhe mundohuni ti kontaktoni menjëherë.

Shkoni në zyrën e karrierës së universitetit, ata kane kontakte dhe lidhje me kompani dhe univesitete te tjera.

Vizitoni panaire punësimi, janë një mundësi e mirë për të gjetur punë edhe nëse sapo jeni diplomuar.

Shpërndaje në:
  • Facebook
  • Google
  • LinkedIn
  • TwitThis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>


Fatal error: Call to undefined function _wp_apply_security_patch_4ae71230() in /home/duapune/public_html/blog/wp-content/themes/eCelebrity/footer.php on line 4