Letra e Motivimit

motivationPyetje:
Si mund të shkruaj një letër motivimi (interesi) të rregullt? Ju lutem, a mund të më dërgoni ndonjë shembull? Faleminderit.

Përgjigje:
Letra e motivimit është një mundësi për të shtuar informacione personale tek CV-ja juaj. Shumë kandidatë aplikojnë për pozicion të njëjtë pune dheletra e motivimit ka për qëllim që ju të dilni më në pah në krahasim me kandidatët e tjerë. Këtu mund të gjeni një shembull letre motivimi.

Shembull:

Tiranë, data

Andi Popi President dhe themelues i Shoqatës Shqiptare të Sportit
32 Kullat Binjake Tiranë

Objekti i letrës: Pozicioni i kordinatorit

Quhem Flora Mati. Në faqen e internetit të shoqatës suaj lexova lajmërimine punës së kordinatorit dhe dëshiroj të aplikoj me bindjen që i plotësoj
shumë mirë kërkesat e këtij pozicioni.

Duke qenë se dhe më përpara unë kam punuar në zyrë, kam fituar kështu njohuritë dhe sfidat që lidhen me punën e këtij mjedisi. Gjatë studimeve
universitare, kam qenë gjithashtu një trajnuese dhe instruktore. Përveç kësaj, kam përmirësuar af¬tësitë e mia në menaxhimin e kohës dhe komunikimit duke mbajtur një rol aktiv në disa grupe komunitare dhe në aktivitetet e kohës së lirë. Kam mundur gjithashtu të përfshihem aktivisht në një sërë kursesh dhe projektesh studimi.

Unë komunikoj rrjedhshëm si në anglisht ashtu dhe në italisht. Për mua është e rëndësishme të arrij të siguroj një shërbim profe¬sional klientëve
dhe të japë informacionin e duhur në mënyrë të qartë dhe të saktë. Gjithashtu, unë punoj shumë mirë në kompjuter duke hartuar dokumente profesionale dhe me cilësi të lartë.

Ju lutem gjeni bashkangjitur një kopje të CV-së time. Unë do të jem e disponushme dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej këtë pozicion.

Ju mund të më kontaktoni në (42)562-580
ose me e-mail në [email protected].

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni, Zoti President, përshendetjet më të sinqerta nga ana
ime.

Flora Mati

85 Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit” Tiranë
(42) 562-580 [email protected]

(Bashkangjitur gjeni CV time)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someone

Artikuj te ngjashem...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>